Një i ri mbijetoi mrekullisht pasi u sulmua nga një tigër teksa ra në rrethimin e kafshës në një kopsht zoologjik në Arabinë Saudite këtë javë.
Videoja tronditëse tregon burrin të shtrirë në shpinë ndërsa sipër tij qëndron tigri. I riu është identifikuar nga raportet e mediave lokale si Mohamed Abdul Mohsen, një emigrant 24-vjeçar sudanez.
Punëtorët e kopshtit zoologjik u njoftuan dhe e qëlluan me shigjeta gjumëndjellëse tigrin derisa mundën që ta largojnë atë nga i riu. 24-vjeçari pësoi lëndime në qafë dhe këmbë dhe u dërgua në spital, ku ai është në një gjendje të qëndrueshme, raportojnë mediat lokale.