Vendosni fjalën kyçe....

Në  paraburgim me akuzat për atentatin ndaj Florenc Çapjes, dënohet edhe me 8 muaj burg për celularin në qeli


Shkëlzen Hasanpapaj i ndodhur në  qelinë  e paraburgimit i akuzuar për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan ka konsumuar një  vepër tjetër penale. 

Një kontroll i beftë në qelinë e tij në paraburgimin 302 në Tiranë në maj të këtij viti zbuloi një telefon celular “iPhone 6S”. Sendi i ndaluar ka ngarkuar me përgjegjësi penale 22-vjeçarin, duke e dërguar si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.

Në përfundim të gjykimit ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 8 muaj burg. Sipas arsyetimit të vendimit, Hasanpapaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim pas gjetjes së aparatit telefonik, raporton A2-News.

Gjykata thekson se karta SIM e përdorur nga i pandehuri rezultonte e regjistruar në kompaninë përkatëse telefonike me emrin Jurgen Kurti. Por, nga verifikimi i librit të takimeve të paraburgimit “Mine Peza” nuk rezultonte që ky person t’i kishte ardhur në takim të pandehurit.

Në muajin nëntor, Shkëlzen Hasanpapaj u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në qershor 2016 në Elbasan. Sipas gjykatës, 22-vjeçari ishte autori i breshërive automatike drejt automjetit ku ata udhëtonin në qershor 2016 në Elbasan, duke plagosur Muçën, si edhe një efektiv policie, kalimtar në vendin e ngjarjes.

Pas krimit, Hasanpapaj u largua drejt Holandës ku u arrestua dhe ekstradua në Shqipëri. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *