Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Panderovski deklaroi se të drejtat nuk varen nga numrat, duke iu referuar popullsisë shqiptare.
Ai në intervistën për Alsat-M tha se këto pohime janë përralla. Sipas tij, të drejtat e çdokujt në këtë shtet nuk duhet të varen nga numri i tyre.
“Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas numrave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski.