Makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë e parkuar pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Makina e tipit ‘Mercedes-Benz’ është në pronësi të Krenar Kasit, ndërsa policia po heton nëse ngjarja ka të bëjë me detyrën e Kasit.
Ai ka qenë më herët shef i policisë në burgun e Peqinit si dhe ka qenë pjesë e sektorit të anti-drogës në Policinë e Elbasanit.