Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist në Burkina Faso, vriten 35 civilë e 7 ushtarë


Presidenti i Burkina Fasos ka deklaruar 48 orë zi kombëtare pasi militantët vranë të paktën 35 civilë dhe shtatë ushtarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse në vendin e Afrikës Perëndimore.

Shtatë ushtarë u vranë gjatë një sulmi nga militantët në një bazë ushtarake në pjesën veriore të vendit, sipas një deklarate të shefit të ushtrisë.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, sulmet u kryen nga dhjetëra luftëtarë me motoçikletë dhe përveç ushtarëve janë vrarë edhe 35 civilë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin e së martës, por rajoni Sahel është shtëpia e shumë grupeve terroriste, përfshirë al-Kaedën dhe ISIS-in.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *