Vendosni fjalën kyçe....

Unë jam Laert Vasili… me mua plas gallata (MEME)


Në rrjet kanë nisur talljet me aktorin Laert Vasili, pas incidentit të këtij të fundit në Teatrin Kombëtar ku u përfshi në një debat me artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pak ditë më parë Vasili publikoi një video të këtij debati përmes të cilës akuzonte regjisorin Robert Budina, se e kishte sulmuar fizikisht duke i futur duart në grykë. Por videoja e tij nuk vërtetonte asgjë pasi kjo pjesë e incidentit nuk dukej, përkundrazi Budina kur iu afrua Vasilit mundohej të qetësonte debatin e tij me aktivistët e tjerë.

Vasili publikoi edhe një foto ku shihej në shtratin e një spitali, mirëpo nuk kaloi një ditë kur një tjetër video e publikuar nga Aleanca për Teatrin e nxorri atë zbuluar.

Në video Vasili dukej në gjendje të mirë shëndetësore në momentin kur shoqërohet nga policia. Në këtë video, Vasili i hakërrehej policëve duke iu thënë: “Unë jam Laert Vasili, këta janë anonimë”. Kjo ka bërë që rrjeti të shpërthejë në tallje dhe akuza për Vasilin dhe këto foto janë fryti i imagjinatës së përdoruesve të rrjeteve sociale./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *