Pavarësisht se futbolli është sporti më i ndjekur dhe më i pëlqyer në botë, këtë dekadë nuk është një futbollist sportisti më i paguar, por një boksier.
Revista ‘Forbes‘ ka publikuar listën e aportistëve më të paguar në botë të dekadës së fundit dhe listën e kryeson boksieri në pension Floyd Mayëeather.
Revista tregon shumën e parave që ka bërë 42-vjeçari gjatë dekadës së kaluar. Mayëeather kryesoi listën e ‘Forbes’ me një shumë prej 915 milionë dollarë, pavarësisht se u ndesh vetëm 10 herë në po aq vite.
Amerikani i cili u tërhoq në gusht të vitit 2017 kryesoi listën duke lënë pas futbollistët si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të cilët kanë fituar respektivisht 800 milionë dollarë dhe 750 milionë dollarë.