Çmimet e arit janë rritur në nivelin më të lartë në 2 muaj, ndërkohë që pasiguria në lidhje me kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së fazës së parë tregtare mes kinës dhe SHBA, ka rritur kërkesën për aktive të sigurta.
Ari u rrit me 0.4% në 1,504 dollarë për onz, që është niveli më i lartë që prej 5 Nëntorit. Analistët thonë se lajmërimet e reja sugjerojnë se marrëveshja do të arrihet, por deri sa ajo të nënshkrohet në letër, pasiguria do të vazhdojë dhe ari do të rritet, shkruan Scan-tv.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të ketë një ceremoni të nënshkrimit me presidentin kinez Xi Jinping për marrëveshjen tregtare të fazës së parë. Metali i verdhë është rritur mer 17% deri më tani për vitin dhe pritet të tregojë performancën më të mirë që prej 2010-ës, kryesisht prej luftës së tejzgjatur tarifore.
Një tjetër faktor që po nxit çmimet e arit është Brexit, që do të ndodhë në fund të Janarit 2020. Ndër metalet e tjera të çmuara, argjenti shtoi 0.8%, në 17.8 dollarë për onz, ndërsa Platini u rrit me 1% në 958 dollarë për onz.