Vendosni fjalën kyçe....

KED i nis Kuvendit listën për kreun e ILD-së, kryeson vëllai i deputetes së Partisë Socialiste


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka nisur Kuvendit listën me kandidatët për kreun e Inespektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani ëshë renditur i pari në listën e KED-së ndërsa Kuvendi pritet tyë miratojë kreun e ILD-së.

Vlen të theksohet se kandidati i renditur në vendin e parë në listën e KED-së, Metani, është vëllai i deputetes së Partisë Soaicliste për Qarkun e Durrësit, Eglantina Gjermeni.

Artur Metani, ish-këshilltar i Presisdentit në periudhën 2002-2012, dhe më pas drejtor në Kryeministri për legjislacionin, konsiderohet si një prej kandidatëve potencialë për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pavarësisht se posti që ka mbajtur si këshilltar pranë Presidentit, e skualifikon automatikisht nga gara, për faktin se pozicioni i këshilltarit konsiderohet si post politik, dhe në ligj parashikohet që kandidatët për ILD nuk duhen të kenë pasur funksione politike në 10 vitet e fundit, Metani, që është vëllai i ish-ministres së Ramës, Eglantina Gjermeni, është pranuar si kandidat, madje duke qenë potencial për pozicionin në fjalë.

Nga shkurti i vitit 1999 deri në mars 2002, Metani ka punuar si koordinator ligjor pranë “Fondacionit të Shoqërisë së Hapur”, të George Soros në Shqipëri.

Renditja

1.Artur Metani 89.6 Pikë

2.Eris Hysi 78.3 Pikë

3.Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë

4.Lindita Troja 63.4 Pikë

5.Sokol Stojani 89 Pikë

Njoftimi i KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229 dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:

– Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *