Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Krahu i djathtë i kreut të lëvizjes, Albin Kurti, ka marrë 75 vota pro, 27 kundër ndërsa 6 deputetë kanë abstenuarm, shkruan Lajmi.net.
Si nënkryetarë të Kuvendit janë propozuar Arbërie Nagavci (Vetëvendosje), Kujtim Shala (LDK) e Memli Krasniqi (PDK).