Madonna ka tërbuar fansat e saj duke anuluar një koncert në Miami. Fansat mbetën të zhgënjyer nga këngëtarja, pasi kishin udhëtuar për orë të tëra vetëm për të parë atë, ndërsa mbretëresha e popit pa dhënë asnjë shpjegim e anulon koncertin vetëm dy orë para se të niste.
Gazeta “Daily Mail” raportoi se Madonna e anuloi shfaqjen për shkak se ish-bashkëshorti i saj Guy Ritchie paraqiti një mocion në çështjen e divorcit duke kërkuar ‘zbatimin ose ekzekutimin e një gjykimi ose urdhri’ në Gjykatën Supreme të Manhattan.
Sipas mocionit ka një mosmarrëveshje mes çiftit se ku do i kalojnë Krishtlindjet prej 6 fëmijëve të Madonnës.
Mirëpo vetë këngëtarja ka reaguar ditën tjetër, duke thënë se vendimi i saj kishte lidhje me një dëmtim që ajo kishte marrë më parë, por që i shkaktonte ende dhimbje.
Këngëtarja 61-vjeçare shkoi në Instagram një shpjegim të gjatë, ku sqaronte se kur u ngjit në shkallët në Miami ajo s’i mbante dot lotët nga dhimbja.
Ajo shtoi se i vinte keq për fansat, duke shtuar se ajo i kishte kaluar ‘dy ditët e fundit’ me mjekët dhe madje kishte bërë skanime, ultra tinguj dhe rreze X.
“Ata e kanë bërë shumë të qartë për mua se nëse dua të vazhdoj turneun tim – unë duhet të pushoj për aq kohë sa të jetë e mundur në mënyrë që të mos shkaktoj më tej dëme të pakthyeshme në trupin tim”- tha Madonna.
“Asnjëherë nuk kam lejuar që një lëndim të më ndalojë të performoj por këtë herë më duhet të pranoj që nuk ka turp të jesh njeri dhe të kesh nevojë të shtypësh butonin e pauzës … Ju falenderoj për gjithçka, për mirëkuptimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj.”– shkruan Madonna.
Madonna nuk specifikoi se cili ishte dëmtimi i saj por kujtojmë se edhe në tetor ajo anuloi një shfaqje për shkak të një dëmtimi në gju që kishte marrë më parë.