Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin acari për Vit të Ri, pritet rënie drastike temperaturash


Foto Ilustruese

Në ditët e fundit të vitit, temperatura do të pësojë një rënie drastike. Sipas “Meteoalb”, ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin deri në -6 gradë celsius.

Ndërkohë në zonat malore pritet të ketë edhe reshje dëbore.

“Mot i kthjellet por i ftohte do te mbizoteroje deri per vitin e ri ne vendin tone, perjashtuar zonat malore ku gjate fundjaves do te kene rreshje te pakta debore.

Megjithese kthjellime temperaturat vijojne te ulen per shkak te masave ajrore me origjine veri-verilindore duke bere qe gjate fundjaves dhe dites se hene te zbresin ne -6 mengjesi ne zonat malore deri ne 10°C mesdita”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Ndërkohë, përsa i përket ditës së sotme dhe të nesërme, IGJEUM parashikon reshje të dobëta në qarkun Kukës, Dibër dhe lokale të dobëta në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithashtu, priten reshje të dobëta bore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 4 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *