Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa në konferencë për shtyp, i drejtohet Kurtit: 5 pikat e ofertës sonë për marrëveshjen


Pas videomesazhit të mbrëmshëm të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e përgjigjes së Isa Mustafës, sot ka ardhur oferta e LDK-së për partnerin e saj të mundshëm qeverisës.

Në një konferencë për shtyp, kreu i LDK-së, Mustafa, ka shpjeguar 5 pikat për arritjen e marrëveshjes mes palëve, që sipas tij përgjegjësitë ministrore të ndahen në mënyrë proporocionale.

‘Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat t’ia lërë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.’ – tha Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *