Vendosni fjalën kyçe....

Papa Francesku mesazh për migrantët në ditën e Krishtlindjeve: Padrejtësia i largon nga vendi


Papa Françesku në mesazhin e tij për Krishtlindje, i bëri thirrje botës të lejojë që drita e Krishtlindjes të shpërthejë “errësirën në zemrat e njeriut” që çon në përndjekje fetare, padrejtësi sociale, konflikte të armatosura dhe frikë nga migrantët.

Në mesazhin e tij Papa 83-vjeçar bëri thirrje për paqe në Tokën e Shenjtë, Siri, Liban, Jemen, Irak, Venezuelë, Ukrainë dhe disa vende afrikane të kapur në konflikte.

Ai u tha dhjetëra-mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe miliona të tjerëve që shikonin ose dëgjonin nëpër botë përmes ekranit, ishte se ndryshimi fillon në zemrat e individëve.

“Ka errësirë ​​në zemrat njerëzore, megjithatë drita e Krishtit është akoma më e madhe. Ka errësirë ​​në marrëdhëniet personale, familjare dhe shoqërore, por drita e Krishtit është më e madhe. Ka errësirë ​​në konflikte ekonomike, gjeopolitike dhe ekologjike, por akoma më e madhe është drita e Krishtit “– tha ai, citon Reuters.

Papa Françesku veçoi persekutimin e të krishterëve nga grupe militante në Burkina Faso, Mali, Niger dhe Nigeri, duke i kërkuar Zotit t’i japë ngushëllim atyre që vuajnë për besimin e tyre.

Më 1 dhjetor, të paktën 14 njerëz u qëlluan për vdekje në një sulm ndaj një kishe në lindje të Burkina Fasos, ku një kryengritje islamike ka ndezur tensionet etnike dhe fetare.

Këtë muaj, Françesku bëri thirrje për mbylljen e kampeve të ndalimit të migrantëve në Libi.

“Është padrejtësia që i largon nga vendet ku ata mund të kenë shpresë për një jetë dinjitoze, por përkundrazi e gjejnë veten para mureve të indiferentizmit”– shtoi ai.

Papa Françesku tha se ndërsa kishte shumë probleme të mëdha në botë, njerëzit nuk duhet të shohin larg për të korrigjuar padrejtësinë. Ata mund të bëjnë ndryshime në bashkësitë e tyre si fillim për të shëruar të gjithë “anëtarët e vuajtur të familjes sonë njerëzore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *