Rritja e ekstremit të djathtë ndikoi fuqimisht politikën evropiane në vitin 2019, veçanërisht në zgjedhjet e Parlamentit të BE, por edhe zgjedhjet kombëtare dhe lokale.
Suksesi më i spikatur i partive të ekstremit të djathtë ishte dominimi i tyre në zgjedhjet e Parlamentit të BE-së në maj, në tre nga katër vendet më të mëdha të BE-së sipas popullsisë: Francë, SHBA dhe Itali.
Në Francë, Partia ‘National Rally’ e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, mundi koalicionin e partisë së presidentit Emmanuel Macron, duke marrë 23% të votave.
Në Mbretërinë e Bashkuar, që do largohet nga BE-ja, Partia ‘Brexit’ e politikanit populist Nigel Farage fitoi me 30%.
Në Itali, partia e djathtë ekstremiste, ‘Lega’ e asokohe zv.kryeministrit, Matteo Salvini shënoi një fitore gjithëpërfshirëse, duke marrë 34% të votave, shumë përpara Partia Demokratike të majtë, që mori 22%.
Rritja e ekstremit të djathtë ishte e dukshme edhe në zgjedhjet e tjera të mbajtura këtë vit.
Spanja zhvilloi dy zgjedhje të përgjithshme – një në prill dhe një në nëntor. Partia e ekstremit të djathtë ‘Vox’, siguroi 24 vende në parlamentin me 350 vende gjatë zgjedhjeve të para dhe 52 vende në të dytën, duke u bërë partia e tretë më e madhe në vend.
Në Gjermani, ndërkohë, zgjedhjet e tetorit në shtetin lindor Thuringen, pasqyruan rritjen e votës së djathtës së ekstremit në vendin më të populluar të BE-së.
Aty fitoi partia e majtë, por partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli në vendin e dytë, duke marrë dyfishin e votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Në anën tjetër, partia e qendrës së djathtë e kancelares Angela Merkel pësoi një humbje shkatërruese, duke arritur të fitojë vetëm 21.8%, duke zbritur 12 pikë përqindje nga zgjedhjet e fundit.
Në Itali, përveç fitores së tij në zgjedhjet në BE, politikani i ekstremit të djathtë Salvini shënoi edhe një fitore historike në zgjedhjet e tetorit në Umbria, një rajon i sunduar nga e majta për gjysmë shekulli.
Koalicioni i kryesuar nga Salvini mori 57% të votave, ndërsa koalicioni i qendrës së majtë fitoi 37%.
Salvini gjithashtu është duke udhëhequr qartë në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Italisë.