Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i FFK-së: Shqipëria dhe Kosova do luajnë për një kupë të përbashkët


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dhënë idenë për krijimin e një Kupe të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit.

 Aktualisht nuk ka një kampionat kombëtar të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe Ademi tha se po punon me Agron Dukën, pikërisht për një kupë të përbashkët që do të quhet “Nënë Tereza”.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa “Nëna Terezë”. 

Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. 

Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Europë që shkon nga kjo kupë”, tha Ademi për mediat në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *