Pas kërkesës së kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Kraja, dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara i janë bashkuar prokurorisë speciale.
Prençi e Mara u bashkohen 8 prokurorëve të tanishëm të SPAK-ut.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prençi e Mara kanë qenë prokurorë të dosjeve ‘Tahiri’ e ‘339’ për zgjedhjet në Durrës.