Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për padinë e presidentit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Shkak për këtë është bërë pozicioni që mban Dvorani si kreu i KED-së. Kjo padi i ka kaluar SPAK-ut për shqyrtim.
Presidenti Meta ka shpërndarë deri tani dy materiale video ku e akuzon Dvoranin për rolin e tij në kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.
Meta jep të gjithë argumentet e tij ndaj kreut të KED-së në materialet e publikuara, njëri prej të cilëve edhe në anglisht.