Vendosni fjalën kyçe....

“Samir Mane shtyp minatorët”-parulla në qendër të Tiranës  


Për biznesmenin Samir Mane heshtja e mediave nuk është problem ndaj aktiviteteve të tij lidhur me situatën dhe largimet nga puna të minatorëve në minierën e Bulqizës, por në Tiranë, kjo heshtje është zëvendësuar me parullat që shfaqen kudo.

Aktivistët e Organizatës Politike këtë herë kanë zgjedhur të shpalosin një parullë në Teatrin e Operas si reagim për situatën me minatorët në Bulqizë.

Samir Mane shtyp minatorët”-shkruhej në parullën e varur në Teatrin e Operas në qendër të Tiranës.

Më herët protesta si reagim ndaj situatës ku gjenden punonjësit e minierës së Samir Manes, janë zhvilluar në Bulqizë, për të cilat biznesmeni ka bërë çmos që të bllokojë aktivitetin e sindikatës ku ka hequr nga puna minatorë, apo kërcënuar ata me largimin nga vendi i punës.

Madje në vigjile të festave aktivistë të OP-së kanë zgjedhur që të shpërndajnë mesazhe te qytetarët për shtypjen e minatorëve dhe të drejtave të tyre.

Të pasurit e kohës së Jezuit sot quhen oligarkë. Më i pushtetshmi, hakmarrësi dhe i paskrupullti mes tyre është Samir Manja: shtypësi i minatorëve të Bulqizës, blerësi i të gjitha partive dhe heshtuesi i mediave. Ai, që përmes bamirësisë hipokrite, orvatet të shpëlajë duart me gjak minatorësh”-thuhet në një postim të Organizatës Politike.

Në një kontekst të gjerë, parulla dhe reagimet në rrjetet sociale në mbrojtje të minatorëve janë bërë të një pasnjëshme, të shoqëruara edhe me vetë protestën nga Sindikata në Bulqizë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *