Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet përsëri gjyqi për Arbër Çekajn, mungonin avokatët


Shtyhet përsëri gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekaj,  i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve me kokainë në Portin e Durrësit.

Seanca gjyqësore mësohet se është shtyrë pasi mungonin avokatët, të cilët do të paraqisnin pretendimet e mbrojtjes.  Seanca e ardhshme është vendosur të mbahet në datën 8 janar 2020.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, ndërsa për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, ka kërkuar 16 vite burg. Çekaj ka patur rezerva ndaj prokurorit Edvin Kondili, për të cilin është shprehur:  “Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”.

Gjykata e Krimeve të Rënda do shprehet me 8 janar të 2020 për Arbër Çekajn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *