Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni godet Filipinet për Krishtlindje, 13 të vdekur


13 persona kanë humbur jetën për shkak të një tajfuni që goditi Filipinet në natën e Krishtlindjeve. Siç shkruan Reuters, martën në darkë tajfuni solli erëra deri në 120 km / orë dhe stuhi në 150 km /orë, shira të dendur dhe përmbytje.

Më shumë se 58,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre para stuhisë dhe më shumë se 15,000 të tjerë u bllokuan në porte kur lundrimet u pezulluan. Një numër i madh fluturimesh gjithashtu u anuluan.

Situata më e rëndë u shënua në provincat qendrore të Capiz, Iloilo dhe Leyte, ku  një djalë 13-vjeçar u elektrifikua, një burrë u vra nga një degë peme dhe një tjetër në një aksident me makinë. Tajfuni u largua nga Filipinet të mërkurën në mbrëmje dhe po lëviz në perëndim, jashtë detit të Kinës së Jugut.

Mesatarisht Filipinet goditen nga 20 tajfuna çdo vit, por stuhitë po bëhen gjithnjë e më të ashpra vitet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *