Shefi i Sizmiologjisë pranë IGJEUM-it (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), Rexhep Koçi, deklaroi ditën e sotme se lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit nuk u matën të plota për shkak të ikjes së energjisë elektrike.
Ai tha se pas tërmetit ka ende paslëkundje por këto janë krejt normale dhe me mangitudë të vogël, në shumicën e rasteve të pandjeshme.
‘Në Durrës kemi një stacion, ndërsa do ishte mirë të kishim dy. Atë ditë ka pasur shumë herë ndërprerje të energjise elektrike, ndaj stacioni ka regjistruar vetëm 15 sekondat e para të termetit, më pas iku energjia. Pra nuk është matur i plotë sepse tërmeti vazhoi për 30 sekonda. Ne kemi 90 për qind të stacioneve në gjithë vendin pa burim energjie rezerve (back-up) kjo ka munguar dhe vazhdon të mungojë prej vitesh’, deklaroi ai.