Vendosni fjalën kyçe....

Trump thirrje Sirisë, Iranit dhe Rusisë të ndalin masakrat në Idlib


Presidenti i Donald Trump i kërkoi të enjten Rusisë, Sirisë dhe Iranit të ndalojnë vrasjen e civilëve në provincën Idlib të Sirisë dhe shtoi se Turqia po punon fort për të ndaluar masakrën siç e cilësoi ai.

“Rusia, Siria dhe Irani po vrasin, ose po synojnë të vrasin me mijëra civilë të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni! Turqia po punon fort të ndalë këtë masakër”, shkruante zoti Trump në twitter.

Forcat siriane dhe ruse kanë intensifikuar bombardimet në Idlib, rajoni i fundit i rëndësishëm për rebelët e Sirisë.

Presidenti sirian Bashar al-Asad po kërkon me ngulm të marrë kontrollin mbi këtë provincë.

Në shtator udhëheqësit e Turqisë, Rusisë dhe Iranit kanë rënë dakord në Ankara për të mos përshkallëzuar konfliktin në Idlib, pas një muaji të gjatë fushatë ushtarake që detyroi të paktën 500 mijë civilë të largohen.

Zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin tha të martën që Rusia do të punojë për të ndalur sulmet në Idlib, pas bisedimeve që një delegacion turk zhvilloi në Moskë.

Zoti Trump është përpjekur për një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin turk Tayip Erdogan pavarësisht ndërhyrjes së fundit ushtarake të Ankarasë kundër aleatëve amerikanë, kurdëve të Sirisë apo blerjes nga Turqia të sistemeve ruse të mbrojtës raketore S-400.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *