Vendosni fjalën kyçe....

U ngacmuan seksualisht në avion, 2 pasagjere akuzojnë linjën ajrore në SHBA se nuk iu përgjigj thirrjes për ndihmë


FILE–In this Sunday, Sept. 22, 2019, file photograph, a Frontier Airlines plane moves down a taxiway at Denver International Airport in Denver. (AP Photo/David Zalubowski, File)

Dy gra kanë akuzuar një linjë ajtore në SHBA, se nuk i ka ardhur në ndihmë pasi ata u sulmuan seksualisht në aeroplan.

Siç shkruan CNN, gratë pretendojnë se ato u sulmuan seksualisht në incidente të ndara në vitin 2018 në fluturimet e Frontier Airlines dhe se personeli i linjës ajrore nuk arriti t’i raportojë incidentet në polici dhe as t’i ndihmojë ata të mbledhin prova.

Padia e paraqitur në Kolorado, tregon dy raporte të grave për sulme seksuale në dukje të palidhura. Secila grua thotë se ajo u sulmua seksualisht nga një pasagjer mashkull gjatë një fluturimi, njëra në tetor dhe tjetra në nëntor. Emrat e sulmuesve të akuzuar nuk janë të shënuar në padi.

Të dyja gratë raportuan incidentet përkatëse tek një mjek i linjës ajrore, sipas padisë. Por ata nuk i raportuan incidentet tek askush tjetër, nuk kërkuan ndihmë te forcat e ligjit dhe nuk bashkëpunuan me ta e as nuk i ndihmuan ankueset për marrjen e provave për të zbuluar identitetin e sulmuesit ose dëshmitarët e mundshëm.

Gratë akuzojnë linjën ajrore Frontier se “nuk ka ndjekur politikat dhe procedurat për të parandaluar, raportuar dhe reaguar ndaj sulmeve seksuale të pasagjerëve në fluturimet e saj.”

Drejtoresha e komunikimit të Frontier Airlines, Jennifer de la Cruz tha se ata nuk mund të komentojnë pretendimet specifike të padisë.

“Sulmi seksual në fluturime është një shqetësim në rritje për zbatimin e ligjit. Në vitin 2018, numri i sulmeve seksuale të raportuara gjatë fluturimeve tregtare të linjës ajrore ishte duke u rritur me një normë alarmante”– tha FBI.

Hetimet e FBI-së për sulmet seksuale në ajër tregojnë se ato u rritën me 66% nga viti 2014 në 2017. Byroja tha se kishte hapur 63 hetime për sulme seksuale në aeroplan në vitin 2017, krahasuar me 57 në 2016, 40 në 2015 dhe 38 në 2014.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *