Një djalë gjashtë vjeçar në Britani i cili ëndërron të bëhet oficer policie, ka kursyer paratë që i jepnin prindërit për t’i bërë një dhuratë për Krishtlindje uniformave blu.
Djali i vogël, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, dërgoi një kuti me embëlsira në zyrat e Policisë së Thames Valley.
Siç shkruan ‘Mirror‘. dhurata e 6-vjeçarit shoqërohej edhe me një shënim.
“E dashur polici. Unë jam gjashtë vjeç dhe kur të rritem dua të jem polic.
Unë me të vërtetë i dua makinat dhe breshkat Ninja. Shpresoj se kam qenë një djalë i mirë për Babagjyshin e Krishtlindjeve.
Unë ju bëra një kuti me ëmbëlsira për t’ju ndihmuar ju gjatë Krishtlindjeve kur ju po fusni njerëz të këqij në burg, sepse policia është më e mira. Faleminderit për punën tuaj të mirë.”- shkruan 6-vjeçari, citon ‘Mirror‘.
Penny Jones, e cila punon si inspektore lagjeje ishte shumë e entuziazmuar për dhuratën.
Ajo tha për mediat: “Një djalë i bukur 6- vjeç ka kursyer paratë e xhepit dhe ka blerë këtë kuti për stafin në stacionin e policisë që punon në ditën e Krishtlindjeve. Faleminderit nga të gjithë ne.”
Inspektorja Jones publikoi edhe një foto të dhuratës dhe letrës së vogëlushit.