Vendosni fjalën kyçe....

Dosja CEZ, Balla kërkon kalimin në SPAK


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sjellë edhe një herë në vëmendje dosjen CEZ.

Taulant Balla ka dorëzuar kërkesën që dosja CEZ të kalojë te SPAK i sapokrijuar.

Në një komunikim për mediat Balla ka deklaruar se u paraqit për në Gjykatë për të dorëzuar kërkesën e Kuvendit që dosja CEZ të kalojë në SPAK.

“Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Kam pasur nderin të drejtoja komisionin hetimor për çështjen ‘CEZ’. Jam paraqitur në gjykatë me përfaqësues të Kuvendit për këtë çështje. Asnjë prej personave të akuzuar, as dëshmitari, as personi kyç nuk janë marrë në pyetje. Çështja ‘CEZ’ duhet të kalojë në një gjykatë ku besimi i qytetarëve është i lartë. Kjo çështje duhet të hetohet më gjerësisht.

Bëhet fjalë për një çështje që në shumë vite ku kuvendi i Shqipërisë e ka mbyllur hetimin, kjo çështje nga ana e kuvendit të Shqipërisë i është dorëzuar atëherë kryeprokurorit kemi SPAK, kjo çështje duhet t’i kalojë kësaj gjykate, janë çështje që opinioni publik pret që të zbardhen, reforma ne drejtësi ka garantuar që më në fund të kemi një prokurori të pavarur”-deklaroi Balla.

Gazeta Panorama ka publikuar edhe kërkesën e Kuvendit për Gjykatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *