Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se po grabiste një banesë, telefonata në polici e çon në pranga 37-vjeçarin


Një person është ndaluar në Fier pasi dyshohet se grabiste një banesën e një qytetari në Fier.

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *