Vendosni fjalën kyçe....

India përfshihet nga tempreatura të acarta, Delhi përballet me dhjetorin e dytë më të ftohtë në 100 vjet


Një valë e pazakontë të ftohti po përshkon pjesë të mëdha të Indisë, nga Kashmir i largët deri në Delhi, duke detyruar njerëzit të kërkojnë strehim dhe duke ndezur zjarre në rrugë për të përballuar temperaturat e ulëta.

Delhi është goditur me atë që media lokale e përshkroi si i ftohtë ‘i frikshëm’. Në orët e para të së premtes, temperatura ra në pothuajse 4 gradë Celsius.

Ky dhjetor është duke u bërë më i ftohti i dytë për sa i përket temperaturave të ditës që ka parë kryeqyteti që nga viti 1901, me dhjetorin e vitit 1997 që mban vendin e parë.

Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) paralajmëroi të premten se vala e ftohtë do të vazhdojë të përfshijë pjesën veriore, lindore dhe qendrore të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme.

I ftohti ishte shoqëruar me mjegull të trashë, e cila shkaktoi vonesa për disa trena dhe fluturime. Temperaturat ekstreme u regjistruan edhe në zonat malore Kashmir, -12 gradë Celsius dhe Ladakh, -30 gradë Celsius.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *