Grupi terrorist ISIS, njoftoi se kishte vrarë 11 të krishterë në shtetin verilindor nigerian të Bornos, një ditë pas Krishtlindjes, si një akt hakmarrjeje për vdekjen e udhëheqësit të tij, Abu Bakr al-Bagdadi.
Pamjet e ekzekutimeve, të botuara nga Amaq, një degë propaganduese e lidhur me Daeshin, tregojnë se 11 burra me sy të mbyllur që janë rreshtuar në një vend të hapur.
‘Ky është një mesazh për të krishterët në të gjithë botën’, dëgjohet një njeri i maskuar duke thënë në video. Viktimat besohet të jenë kapur nga ISIS javët e fundit.
Njeriu i maskuar thotë gjithashtu se vrasjet janë një formë e ndëshkimit për vdekjen e Abu Bakr al-Bagdadi, i cili vdiq në Idlib të Sirisë më 26 tetor, pasi ai shpërtheu një jelek vetëvrasjeje pas një ndjekje nga një njësi amerikane.
Në një deklaratë të fundit të marrë nga BBC, Presidenti Nigerian, Muhammadu Buhari dënoi vrasjet, por nuk lëshoi asnjë informacion mbi identitetin e viktimave.