Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtojnë taksat e reja e përleshen me milicinë, 35 viktima në Republikën e Afrikës Qendrore


Numri i vdekjeve është rritur në 35 në përleshjet midis milicisë dhe tregtarëve në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, njoftuan  media lokale.

Përleshjet shpërthyen të martën në lagjen me shumicë myslimane të qytetit, ndërsa tregtarët morën armë për të kundërshtuar taksat e vendosura nga grupet e milicisë.

Rreth 35 njerëz, përfshirë 23 banorë të lagjes, u vranë ndërsa më shumë se 50 u plagosën.

Numri i viktimave mund të rritet pasi një pjesë e të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Rreth 50 shtëpi dhe dyqane u dogjën nga ana e milicisë të martën, kur filluan përleshjet.

Megjithë nënshkrimin e marrëveshjeve të paqes midis qeverisë dhe grupeve të ndryshme rebele, lufta civile shpërtheu në fund të vitit 2012 vijon ende në shumicën e qyteteve, përfshirë kryeqytetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *