Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, Mjeshtri i Madh i Sportit, Gani Mezini.
Ai e mori këtë vit titullin e akorduar nga presidenti Meta në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Gani Mezini ka marrë dhjetëra medalje dhe tituj në sportin e Gjimnastikës.
Ai llogaritet si një nga 10 sportistët më të mirë nga qyteti i Vlorës dhe ndër sportistët më të mirë të sportit shqiptar.