Që prej 6 tetorit, kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme, forcat fituese Vetëvendosje e LDK nuk kanë arritur ende marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Ditën e sotme, presidenti Thaçi e ftoi liderin e Vetëvendosjes, Kurti, për të përcaktuar emrin e kryeministrit që do formojë qeverinë e re. Kurti nga ana e tij ka njoftuar se nuk mund të shkojë në takim pasi është jashtë Prishtinës.
Nëse Albin Kurti, nuk shkon brenda 15 ditësh te Thaçi, atëherë e humb të drejtën e formimit të qeverisë dhe ajo i kalon kandidatit të dytë, shkrua Lajmi.net.
‘Hashim Thaçi nuk po e fton sot ta bëjë kryeministër por si lider të partisë të tregojë se kënd e kanë kryeministër, ka gjasë edhe e bën, por është duke e ftuar si lider, por nëse partia refuzon të japë kandidatin, atëherë me automatizëm i kalon partisë së dytë. Thaçi është duke e ftuar liderin e partisë në bazë të kushtetutës ta dijë se a kanë kandidat dhe kënd e kanë kandidat dhe Albin Kurti do t’i tregojë kënd e kanë kandidat ose nëse nuk kanë. Dhe 15 ditë e pyet dhe kur kalojnë 15 ditë, nuk e thërret partinë e njëjtë sepse i ka konsumuar 15 ditë – atëherë e fton partinë tjetër jo kandidatin tjetër, sepse është në nivel të partisë.’ – ka thënë Ramush Tahiri, ekspert i Kushtetutës së Kosovës.