Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Malit të Zi miraton mes debatesh të dhunshme ligjin për liritë fetare


Parlamenti i Malit të Zi, miratoi mes protestash të dhunshme, një ligj për bashkësitë fetare, për të cilin opozita pro serbe druan se mund t’i marrë pronat e Kishës Ortodokse Serbe.

Në përpjekje për te penguar votimin, deputetët pro serb hodhën gaz lotsjellës, u përpoqën të shkulin mikrofonat dhe qëlluan edhe me shishe uji mbi deputetë tjerë, raporton Zëri i Amerikës.

Policia ndërhyri duke arrestuar 18 deputetët pro serb të cilët ishin kërcënuar me herët se do të përdorin të gjitha mjetet për të penguar votimin e ligjit.

Derisa po debatohej për ligjin, mijëra veta përfshirë edhe klerikët e Kishës Serbe protestuan në disa qytete të Malit të Zi.

Ligji parasheh hartimin e një regjistri të të gjitha objekteve fetare dhe zonave që dikur ishin pronë e Mbretërisë së Pavarur të Malit të Zi, para se të bëhej pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, (që më vonë u shndërrua në Jugosllavi) që dominohej nga serbët në vitin 1918. Mbreti i atëhershëm Aleksandër Karaxhorxheviç, më 1919 e zhbëri kishën malazeze dhe krejt pasuria e saj i kaloi Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po nxitë politikat pro-serbe brenda vendit dhe po përpiqet të dëmtojë shtetësinë e tij.

Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 dhe në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s. Vendi me rreth 620 mijë banorë është favorit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për shumë politikanë dhe analistë malazez, rrumbullakimi i shtetësisë dhe qenies kombëtare, nënkupton edhe ripërtëritjen e Kishës autoqefale malazeze, pavarësia e së cilës thonë ata, do t’u jepte fund veprimtarive shkatërruese të Kishës Ortodokse Serbe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *