Burime të brendshme të Partisë Demokratike besojnë se Bernie Sanders mund të fitojë nominimin presidencial të vitit 2020 nga radhët e demokratëve.
Politico raportoi të enjten se me ish-zv.Presidentin Joe Biden dhe Elizabeth Warren, të cilëve po u bie mbështetja, 78-vjeçari Sanders po i afohet nominimit.
Për muaj me radhë, senatori i Vermontit u hoq nga gara nga personat e brendshëm të Partisë Demokratike, pasi programi i tij shkonte shumë majtas. Elizabeth Warren kishte fluturuar në votime dhe dukej se do ishte e nominuara nga radhët e demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020.
Por në javët e kaluara, diçka ka ndryshuar. Në bisedat private dhe në mediat sociale, zyrtarët demokratë, operativët politikë dhe ekspertët po rishqyrtojnë shanset e Sanders.
Burime të brendshme të demokratëve thanë se ata po e rishikojnë ofertën e Sanders për disa arsye: Së pari, Warren kohët e fundit ka rënë në sondazhet kombëtare. Një faktor tjetër, thanë ata, është se ai u ka rezistuar ulje-ngritjeve. Në të njëjtën kohë, kandidatët e tjerë me pritshmëri të larta, të tilla si Kamala Harris, Cory Booker dhe Beto O’Rourke, kanë braktisur garën ose kanë rënë në shifrat e mbështetësve’ – shkruan Politico.
Warren gjithashtu është përpjekur të mbrojë versionin e saj të planit ‘Kujdes Shëndetësor për të Gjithë’, të Sanders. Fillimisht, ajo iu shmang pyetjes nëse do të rrisë taksat për klasën e mesme. Planet e saj për një taksë të pasurisë kanë tërhequr kritika gjithashtu.
Biden është shfaqur i paqëndrueshëm ose i hutuar dhe konflikti i tij i interesit në të kaluarën në Ukrainë ka rënë në fokus me hetimin e fajësimit ndaj Presidentit Donald Trump.
Asnjë kandidat tjetër jashtë tre të parëve nuk është një kërcënim serioz për të fituar nominimin për momentin.