Manchester City ka pësuar mbrëmjen e sotme një humbje që mund të kushtojë shumë në garën për titullin kampion.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Guardiola është mundur nga Wolves me rezuiltatin 3-2 dhe tashmë largësia nga rivalët e Liverpool-it ka shkuar në 14 pikë.
Edhe pse ‘qytetarët’ kryesonin deri në minutën e 60-të, vendasit arritën të barazojnë dhe më pas në minutën e 89-të shënuan edhe golin e fitores.
Liverpool-i nga ana e tij fitoi një ditë më parë në transfertë ndaj Leicester-it dhe tashmë është në rrugë të mbarë për sa i përket titullit kampion.