Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pikë transferte parash në pronësi të shtetasit P.K.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
“Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transfertë monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afërsi të banesës në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.