Presidenti i Kosovës ka ftuar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti në zyrën e kreut të shtetit sot rreth orës 13:30.
Hashim Thaçi do të pres në takim sot në presidencë, liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi ka thirrur Kurtin në takim konsultativ.
Gazeta Express ka siguruar letrën që Thaci ia ka nisur Kurtit, ku thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovë.