Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se raportet mes LDK-së e Vetëvendosjes kanë pësuar jë goditj jashtëzakonisht të madhe.
Ajo e bëri deklaratën në televizionin T7, ku theksoi se koalicioni duhet të realizohet ndërsa shtoi se ka zgjedhur tavolinën e negociatave dhe jo protagonizmin mediatik.
‘Dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe relacioneve LDK-VV. Jam duke i realizuar premtimet që i kam dhënë para votuesve, para qytetarëve. Në mes të protagonizmit mediatik dhe punës aty ku duhet, në tavolinën e negociatave, e kam zgjedhur këtë të dytën. Kam besuar që ky koalicion duhet të ndodhë. Kemi përgjegjësi të madhe që një koalicion i tillë duhet të realizohet’, ka deklaruar Osmani, shkruan Lami.net.