Vendosni fjalën kyçe....

50 të vrarë nga një sulm terrorist në kryeqytetin e Somalisë (FOTO/VIDEO)


Një makinë bombë ka shpërthyer në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke lënë të vrarë të paktën 50 njerëz. Siç shkruan RT, mes viktimave ka edhe studentë.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një pikë kontrolli të sigurisë në kryeqytet, ku u shkatërrua një autobus që transportonte studentë nga Universiteti Benadir, tha Radio Belsan.

Kishte gjithashtu raporte për një shpërthim zjarri midis forcave të sigurisë dhe militantëve islamikë në pikën e kontrollit para shpërthimit.

Sipas zyrtarëve, janë plagosur të paktën 90 civilë. Ish-ministri i sigurisë, Abdirizak Omar Mohamed, thotë se më shumë se 10 oficerë policie janë gjithashtu mes viktimave.


Kapiteni Mohamed Huseini u tha gazetarëve se sulmuesit shënjestruan zyrën e mbledhjes së taksave, e vendosur afër pikës së kontrollit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për aktin terrorist deri më tani. Sulme të tilla në Somali janë zakonisht vepër e grupit xhihadist të lidhur me Al-Kaedën, Al-Shabaab.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *