Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për dy vrasje, lirohet nga burgu Viktor Ymeri


Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg, raporton Neës 24.

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa kohësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës.

Ky i fundit (Gaxhai) në qershor të vitit 1999, ka ekzekutuar bashkë me Ymerin me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *