Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij më të vogël.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Varibob të Fierit, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri-tjetrin teksa hanin mëngjes. Vëllai më i madh ka marrë një thikë dhe ka qëlluar më të riun, i cili është dërguar në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Dhunë në familje’.”– thuhet në njoftimin e policisë.