Filipinet kanë ndaluar dy senatorë amerikanë që të vizitojnë vendin dhe do të vendosin kufizime më të rrepta të hyrjes për qytetarët e SHBA-së nëse Uashingtoni zbaton sanksionet e paralajmëruara pas ndalimit të një kritikeje të lartë të qeverisë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i presidentit.
Siç shkruan Reuters, presidenti Rodrigo Duterte do të vendosë viza për shtetasit e SHBA-së nëse ndonjë zyrtari nga Filipine që është i përfshirë në burgosjen e senatores Leila de Lima do t’i mohohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Lëvizja e Dutertes vjen pasi Kongresi i SHBA miratoi buxhetin e vitit 2020 që përmban një dispozitë të prezantuar nga senatorët Richard Durbin dhe Patrick Leahy kundër kujtdo që ishte i përfshirë në arrestimin e de Lima, që u akuzua për drogë në vitin 2017 pasi ajo drejtoi një hetim për vrasje masive gjatë luftës së Dutertes ndaj drogës. Arrestimi i De Limas nuk u prit mirë në SHBA.
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse ata vazhdojnë të ndërhyjnë në proceset tona si një shtet sovran”– tha zëdhënësi i presidentit të Filipineve, Salvador Panelo në një konferencë për shtyp.
Filipinet u lejojnë amerikanëve hyrjen pa viza deri në 30 ditë, dhe 792,000 merikanë e vizituan vendin në nëntë muajt e parë të 2019-ës.