Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për Simbolet kombëtare në Malin e Zi, reagon Meta: Hap i rëndësishëm në respektimin e të drejtave


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare nga pakicat në Malin e Zi.

Meta e ka quajtur këtë vendim një hap të rëndësishme në respektimin e të drejtave të pakicave.

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *