Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta Sue Lyon, aktorja e filmit Lolita


 

Ka ndëruar jetë në moshën 73-vjeçare aktorja Sue Lyon.

Sue Lyon ka luajtur në filmin Lolitia të Stanley Kubirc në vitin 1962.

Lyon u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles, ditën e enjte, pasi kishte kohë që vuante nga një sëmundje.

Autori i librit “Lolita”, Vladimir Nabokov,  e ka përshkruar aktoren si perfekte për rolin e vajzës 12-vjeçare.

Përzgjedhja e saj shkaktoi shumë polemika, pasi ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.

Ajo mundi konkurrencën e 800 vajzave të tjera për të marrë rolin në filmin që tregon historinë e një profesori që fiksohet me nxënësen e tij në shkollë.

Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma të tjerë gjatë karrierës së saj, që nga vitit 1959 deri në vitin 1980 me filmin horror “Aligator”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *