Vendosni fjalën kyçe....

Po luftonte me flakët në pallatin 5-katësh, lëndohet zjarrfikësi në Pogradec


Lëndohet një nga zjarrfikësit që po punonte për shuarjen e flakëve në një pallat në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në një pallat 5-katësh, pranë Kishës, i cili u përfshi nga flakët duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve. Flakët kanë përfshirë fillimisht njërin nga apartamentet, por më pas ato janë përhapur me shpejtësi në dy katet e fundit ku janë djegur plotësisht dy apartamente. 

Zjarrfikësi i lënduar është transportuar për në spital, së bashku me një banor, i cili ka pasur gjendje ankthi.

Sipas ‘BalkanWeb’, ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët. Aktualisht zjarrfikësit po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.


Një banor që jeton në pallatin 5-katësh në Pogradec ka treguar për ‘ReportTV’ për mënyrën se si dolën jashtë pasi ra zjarri.

“Ku dimë ne. Banoj këtu në kat të tretë. Vetëm kur dëgjova disa familje që kërcisnin e dolëm jashtë. Kati i pestë është djegur fare. Se di çfarë është bërë. Nuk e di kush mori i pari”, shprehet banori.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *