Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet makina e parë ‘Made in Turkey’, Erdogan: Realizuam ëndrrën 60-vjeçare


Turqia ka prezantuar makinën e saj të parë të prodhuar plotësisht brenda vendit, e cila është e markës TM 280 dhe është automjet elektrik.

Al Jazeera shkruan se Turqia synon të prodhojë përfundimisht deri në 175,000 automjete elektrike në vit në një projekt që pritet të kushtojë 22 miliardë lira (3.7 miliardë dollarë) për 13 vjet.

Projekti ka qenë një qëllim i gjatë i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan si një demonstrim i fuqisë në rritje ekonomike të vendit.

Duke folur në ceremoninë e prezantimit të makinës, Erdogan tha se Turqia kishte për qëllim jo vetëm të shiste makinën brenda vendit, por gjithashtu dëshironte që ajo të bëhet një markë globale, duke filluar nga Evropa.

“Ne jemi të gjithë së bashku dëshmitarë të realizimit të ëndrrës 60-vjeçare të Turqisë”- tha ai, duke iu referuar planeve të dështuara në të kaluarën për të ndërtuar një makinë plotësisht të prodhuar në vend.

 “Kur ta shohim këtë makinë në rrugë nëpër të gjithë botën, ne do ta kemi arritur qëllimin tonë.”- vijoi Erdogan.

Sipas Erdogan për ndërtimin e kësaj makine kanë punuar 100 inxhinierë turq. Erdogan tha se infrastruktura e karikimit për makinat elektrike do të ishte gati në mbarë vendin deri në vitin 2022.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *