Vendosni fjalën kyçe....

Si justifikohet CBC për heqjen e skenës me Trump nga filmi “Home Alone 2”


Televizioni shtetëror kanadez CBC ka hequr një skenë nga filmi ‘I vetëm në shtëpi: kam humbur në Nju Jork’, ku shfaqet presidenti amerikan Donald Trump.

Konservatorët kanë shpërthyer në kritika ndaj televizionit, duke e konsideruar këte si një lëvizje politike dhe censurë.

Mirëpo zëdhënësi i CBC-së, Chuck Thompson, ka deklaruar se flmi është shkurtuar për t’i dhënë hpësirë reklamave.

Ai tha se redaktimet janë bërë në vitin 2014, para se Trump të zgjidhej president dhe nuk ishin të motivuar politikisht, shkruan BBC. Sipas Thompson ishin hequr tetë minuta nga filmi 120-minutësh, duke përfshirë këtu skenën me Trump.

Djali i presidentit, Donald Trump Jr e ka konsideruar patetik vendimin e Canadian Broadcasting Company.  Vetë presidenti Trump ka reaguar vonë të enjten, me këtë shkrim në rrjetet sociale “Filmi nuk do të jetë më kurrë i njëjtë! (Bëj shaka)”.

Në prag të Krishtlindjeve, Trump e përshkroi filmin e vitit 1992 “Home Alone 2” si një “hit të madh të Krishtlindjeve”.

“Epo unë jam në ‘Home Alone 2”, tha Trump. “Shumë njerëz e përmendin atë çdo vit, veçanërisht rreth Krishtëlindjeve. Ata thonë – veçanërisht fëmijët e vegjël: ‘Unë thjesht ju pashë në film.’ Ata nuk më shohin në televizion aq shumë sa në film. Por ka qenë një film i mirë dhe unë kam qenë pak më i ri, për ta thënë troç. Dhe ishte një nder ta bëja atë.”– janë fjalët e Trump.

Donald Trump është paraqitur edhe në filma të tjerë, përfshirë Zoolander dhe Ghosts Can’t Do It.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *