Vendosni fjalën kyçe....

Tirana zgjedh Egbonë deri në fund të sezonit


Klubi i Tiranës ka arritur akordin për të vazhduar bashkëpunimin me Emanuel Egbo i cili do drejtojë kryeqytetasit për pjesën tjetër të kampionatit.

Drejtuesit e klubit bardh e blu kanë zgjedhur që pas disa sfidave pozitive në drejtimin e ekipit Egbo, i cili mbante më herët postin e zv.trajnerit, të vazhdojë punën edhe për fazën tjetër.

Për Tiranën, objektiv mbetet fitimi i titullit, ku tashmë Egbo duhet të bëjë punën e duhur për të arritur të plotësojë synimet e klubit.

Për këtë sezon Egbo, është trajneri i tretë pas Julian Ahmatajt dhe Ardian Memës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *