Vendosni fjalën kyçe....

Vidal padit Barcelonën për mos-pagesën e bonuseve, shihet si presion për t’u larguar


Mediat spanjolle raportojnë se Arturo Vidal ka depozituar në Federatën Spanjolle një denoncim ndaj Barcelonës për mospagesën e 2,4 milionë eurove që duhej të kishte përfituar si bonus në edicionin e kaluar.

Futbollisti ka pretendime fillimisht për bonusin e pagesës prej 2,5 milionë eurosh që klubi i kishte vendosur në kontratë, nëse do të luante 60% të ndeshjeve të sezonit të kaluar. Ai nuk e arriti këtë shifër, por ka luajtur saktësisht gjysmën e minutave, ndaj mendon se i takon gjysma e këtij bonusi, ndërsa te Barcelona vlerësojnë se nuk i takon asgjë.

Ndërkohë, ai ka pretendimet edhe për bonuset e Ligës së Kampioneve, pasi arritja në çerekfinale duhej t’i siguronte 2,8 milionë euro të tjera, por klubi argumenton se mund të marrë vetëm gjysmën. Sipas dokumenteve, lojtarit duhej t’i ishin paguar rreth 4,1 milionë euro si bonuse, ndërsa në fakt i kanë kaluar vetëm rreth 1,7 milionë euro.

Lojtari pret vendimin e gjyqit, ndërsa te Barcelona të gjithë janë të bindur se këto janë lëvizje që ai po bën për të shtyrë klubin që ta shesë në janar, sigurisht te Interi ku 32-vjeçarin e pret kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *