Në Australi ka ende një emergjencë të zjarreve, me temperaturat që kanë shkuar në mbi 40 gradë dhe erërat e forta që vazhdojnë të ushqejnë flakët.
Sipas ABC, çiklistja Anna Heusler së bashku me një grup çiklistësh po pedalonin drejt rajonit të Adelaide kur vunë re një koalë të etur të ulur në mes të rrugës. Ata u ndalën dhe kafsha iu afrua gruas për të pirë një gllënjkë ujë nga shishja e saj.
“Kjo koalë erdhi drejt meje dhe u ngjit mbi biçikletën time, ndërsa unë i dhashë ujë”– shkroi Anna Heusler në ‘Instagram’.
Kjo skenë u filmua në rajonin e Adelaide Hills, ku flakët dogjën 25,000 hektarë tokë.
Sipas autoriteteve lokale, 30% e koalave australiane thuhet se kanë vdekur në zjarret në Australi.